Edhe pse Shqipëria në atë kohë jetonte nën sundimin e egër komunist - regjim që kishte kryer masakra ndaj klerit katolik dhe ishte i izoluar nga bota - bija e saj, Shën Nënë Tereza, arriti të vizitojë vendin e origjinës. Në këtë mision të vështirë dhe të rrezikshëm, ajo u shoqërua nga prifti, studiuesi dhe historiani stubllas Dr. Dom Gjergj Gjergji-Gashi, i cili kishte një lidhje të ngushtë shpirtërore dhe njerëzore me të. Kjo vizitë, e para e Nënës Terezë në tokën shqiptare, mbetet dëshmi e fortë e lidhjes së saj me popullin shqiptar dhe me rrënjët e veta.
Dr. Dom Gjergj Gjergji-Gashi (Stubëll, 1 maj 1948 – 23 shtator 2016) ishte ndër studiuesit dhe hulumtuesit më të dalluar shqiptarë, i cili gjurmoi arkiva ndërkombëtare, veçanërisht ato të Vatikanit - punë që e shquajti si studiues të papërkulur dhe të pazëvendësueshëm. Ai magjistroi dhe më pas doktoroi në Universitetin Papnor “Urbaniana”, ku në vitin 1987 mbrojti doktoratën me temën “Martirët shqiptarë të Karadakut gjatë viteve 1846-1848”.
Gjatë shërbimit meshtarak, Dr. Gjergji u dallua në Pejë, Gllaviçicë, Elbasan, Shkup dhe në Itali, duke u njohur si meshtar përkushtuar, studiues i thellë dhe mbledhës i dokumenteve historike të çmuara. Ai botoi një sërë veprash madhore, ndër to: “Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848”, seria “Dardania-Kosova, altari i Arbërisë” (në tri vëllime) dhe “Vatikani dhe Arbëria 1700-1922”, ndërkohë që përgatiti edhe dorëshkrimin voluminoz “Acta Albaniae Vaticana”.
Ai la në trashëgimi edhe një numër veprash të pabotuara (ruhen pjesërisht në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë), si dhe një koleksion të gjerë dokumentesh arkivore të identifikuara dhe të transkriptuara prej tij nga arkiva të ndryshme ndërkombëtare.
Dr. Gjergji ishte misionar dhe shoqërues i Nënë Terezës gjatë vizitave të saj në Shqipëri dhe në Kosovë. Vizita e parë e Nënës Terezë në Atdhe u bë pikërisht nën shoqërimin e tij, sikurse edhe vizitat e mëhershme në famulli të ndryshme të Ipeshkvisë Shkup–Prizren.
Falë përkushtimit të tij, sot ekziston Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, me të gjitha artefaktet dhe dokumentet që ndodhen brenda tij - si dhe, si jehonë e kësaj vepre kulturore, u themelua edhe anifestimi tradicional “Takimet e Dom Mikelit”.Ndonëse nën sundimin e egër komunist, i cili kishte kryer masakra ndaj klerit katolik dhe ishte izoluar nga bota e jashtme, Shqipëria u vizitua nga bija e saj, Nënë Tereza - e shoqëruar nga prifti stubllas Dom Gjergj Gjergji, që ishte i afërt me të. Kjo vizitë, nën kushte të vështira dhe të rrezikshme, shërben si dëshmi e lidhjes së Nënë Terezës me Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Në vitin 2002, Dr. Gjergj Gjergji ndërtoi në Dugajevë të Klinës kishën e parë në botë kushtuar Nënë Terezës.